Job: Zhvillues Softueri

Titulli Zhvillues Softueri
Informacione për pozitën

Titulli: Zhvillues Softueri

Departamenti: Zhvillimi Softuerik

Vendi: Prishtinë

Përshkrimi I detyrave:

Nën mbikëqyrjen minimale, është përgjegjës për dizajnim, zhvillim, kodim, testim, dhe gjetjen e gabimeve të softuerit si dhe implementimin e përmirësimeve të rëndësishme në softuerët ekzistues. Kryen analizë komplekse të procesit, vlerësimin e nevojave dhe merr pjesë në seanca të projektimit me pjesën tjetër të ekipit të zhvilluesve për gjetjen e zgjidhjeve më të mira. Ndërmerr projekte komplekse që kërkojnë njohuri shtesë të specializuar teknike në hartimin e softuerit dhe në testim.

Aftësitë e kërkuara

  • Përvojë profesionale në programim
  • Përvojë në zhvillimin e pavarur të aplikacioneve dhe proceseve të implementimit
  • I aftë për të kuptuar nevojat e biznesit dhe komunikimin e zgjidhjeve funksionale teknike
  • I aftë për të analizuar situate të caktuara dhë për të marrur vendime pozitive.
  • Dizajnimin dhe zhvillimin e aplikacioneve
  • Përvojë në integrim dhe implementim të sistemeve
  • Përvojë në praktikat e mira, design dhe patterns
  • Të ofrojë zgjidhje në afatet e caktuara kohore
  • I motivuar dhe proaktiv, i aftë për të mësuar dhe implementuar konceptet e reja, veglat dhe aplikacionet shpejt
  • Aftësi analitike dhe të të menduarit në mënyrë logjike dhe kritike
  • Aftësi komunikimi të çështjeve teknike
  • Përvoja në Scrum është e dëshirueshme

Kualifikimet

Të ketë përfunduar Fakultetin në drejtimin Shkenca Kompjuterike

Mund të jetë Student i drejtimit Shkenca Kompjuterike por i certifikuar ne fushat e programimit

Përvojë paraprake e dëshirueshme

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV e tyre në e-mail hr@adaptiv-it.com

Apliko