Job: Web Zhvillues

Titulli Web Zhvillues
Informacione për pozitën

Titulli: Web Zhvillues (CMS)

Departamenti: Web Zhvillimi

Vendi: Prishtinë

Përshkrimi I detyrave:

Nën mbikëqyrjen minimale, është përgjegjës për dizajnimin, zhvillimin, kodim, testimin, dhe gjetjen e gabimeve të web aplikacioneve të caktuara si dhe implementimin e përmirësimeve të rëndësishme në web aplikacionet ekzistuese. Kryen analizë komplekse të procesit, vlerësimin e nevojave, dhe merr pjesë në seanca të projektimit me pjesën tjetër të ekipit të zhvilluesve për gjetjen e zgjidhjeve më të mira. Ndërmerr projekte komplekse që kërkojnë njohuri shtesë të specializuar teknike në hartimin e softuerit dhe në testim.

Aftësitë e kërkuara

  • Përvojë profesionale të zhvillimit në ndonjë gjuhë programuese apo gadishmëri për të mësuar dhe zotuar ato
  • Përvojë më bazat e të dhënave SQL
  • Përvojë dhe dije në standardet e fundit të Web si HTML 5, CSS 3
  • Web teknologjitë si jQuery, JSON, Ajax, XML, XSL, Javascript
  • Përvojë në integrim dhe implementim të sistemeve
  • Të ofrojë zgjidhje në afatet e caktuara kohore
  • I motivuar dhe proaktiv, i aftë për të mësuar dhe implementuar shpejt konceptet e reja, veglat dhe aplikacionet
  • Aftësi analitike dhe të të menduarit në mënyrë logjike dhe kritike
  • Aftësi komunikimi të çështjeve teknike
  • Përvoja në Scrum është e dëshirueshme

Kualifikimet

Të ketë përfunduar Fakultetin në drejtimin Shkenca Kompjuterike

Mund të jetë Student i drejtimit Shkenca Kompjuterike por i certifikuar ne fushat e caktuara

Përvojë paraprake e dëshirueshme

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV e tyre në e-mail hr@adaptiv-it.com

 

Apliko